Shqipëria dhe Zvicra nisin fushatën e tyre në Euro 2016 sot pasdite, kur përballen me njëra-tjetrën në Lens.
DailyMail shkruan se kjo ndeshje është diçka e një afere familjare, me Granit dhe Taulant Xhaka që do të paraqiten për palët kundërshtare në stadiumin “Stade Bollaert-Delelis,”
Transferi më i ri i Arsenalit, Graniti, pritet që të jetë spirancë në mesfushën zvicerane, përderisa Taulanti është pjesë e ekipit të Shqipërisë që shpreson të shkaktojë befasi në këtë kampionat.